Pas paraqitjeve të mira në kualifikueset e EURO 2020, përfaqësuesja e Kosovës ka fituar vëmendjen e të gjithëve. Shanset e larta që ka për kualifikim ka bërë që lojtarët shqiptarë të Kosovës, të kërkojnë të bëhen pjesë e përfaqësueses dardane. Sëfundmi lojtari më në zë, për të luajtur me dardanët është Florian Kamberi. Kamberi ka lindur në Zurich dhe ka luajtur rregullisht me moshat e Zvicrës. 24 vjeçari aktivizohet me ekipin e Hibernian në Skoci që prej vitit 2018.
Në Kosovë bashkimin e Kamberit me ekipin e përfaqësueses e bëjnë të kryer, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar. Kujtojmë që zërat për afrimin e tij me Kosovën kanë qenë që në janar të këtij viti.