Ditën e dielë, Skënderbeu pret në shtëpi Flamurtarin, ndeshje e vlefshme për javën e 31 të Superiores. Në lidhje me këtë takim, kampionët e vendit kanë nxjerrë në shitje biletat, që variojnë nga 1000 lekë të reja, e deri në 100 lekë të reja, sipas tribunës, raportohet në faqen zyrtare të korçarëve.
Deri më tani, Skënderbeu, renditet në vendin e 6 me 43 pikë, kurse Flamurtari në vendin e 3 me 48 pikë. Gara për një vend në Champions League është e hapur dhe mbetet për t’u parë si do të shkojë kjo ndeshje.