Michael Schumacher është prej më shumë se 3 vitesh në një gjendje koma por ai është absolutisht piloti më i madh i të gjitha kohërave i Formula 1. Fama e tij dhe “bëmat” në pistat e garave nuk harrohen dhe nuk shuhen pavarësisht gjendjes së 7 herë kampionit gjerman.
Së fundmi makina e tij Ferrari, F2001 është shitur në një akand për 7 milionë dollarë. Kjo makinë është përdorur nga Schumacher kur ai fitoi titullin e katërt kampion në karrierën e tij. Me këtë makinë ai ka bërë 20 gara ku ka arritur 10 fitore, 13 pole position, 19 gara në podium dhe 1 titull kampion. Një “relike” e historisë së Formula 1 por edhe treguese e “madhështisë” së Michael Schumacher.