Interi është vënë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe pas Vrsajlko që ka mbyllur sezonin dhe me Cedric që nuk do të blihet, zikaltërit kanë nisur të mendojnë për një tjetër mbrojtës.
Sipas asaj që raporton eksperti i merkatos në Itali “Gianluca Di Marzio”, drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me Manchester Cityn për brazilianin Danilo. Mbrojtësi nuk është në planet e Guardiolës dhe në këtë mënyrë Interi është hedhur në sulm për të nënshkruar me të. Bisedimet e para kanë nisur dhe ngelet për t’u parë se cili do të jetë përfundimi.