Milani më në fund ka arritur të fitojë në kampionat. Sampdoria ishte ekipi, i cili u mund nga kuqezinjtë me rezultatin 3-2. Ekipi i Milanos gjeti golin që në fillim të ndeshjes me anë të Cutrones, por Sampdoria gjeti forcën dhe e kthehu rezultatin brenda pjesës së parë. Në minutën e 36-të Higuain ka gjetur golin e barazimit duke dhënë shpresë për pjesën e dytë.
Ishte Suso ai që me një goditje me të majtën ka gjetur golin e epërsisë për kuqezinjtë. Milani me këtë fitore kap vendin e 7-të me 15 pikë, vetëm tre pikë larg zonës Champions. Ndeshja e rradhës do të jetë me Genoan javën e ardhshme në “San Siro”.