Edin Dzeko mund të nisë të vrapojë te Roma. Bosnjaku e ka kaluar Covid-19 duke qenë gati për trajnerin Fonseca në Europë. Kapiteni I Romës prej ditësh qëndronte në izolim, teksa testet e fundit kanë konfirmuar se ai është shëruar.
Tanimë lojtari ka marrë konfirmimin se mund të bashkohet me skuadrën në stërvitje, duke zhvilluar përgatitjet për Europa League. Te Roma ka pasur edhe më herët raste të lojtarëve të prekur, ndërsa Pellegrini qëndron ende në izolim.