Futbollisti i Interit, Marcelo Brozovic, Mauro Icardi dhe gruaja e këtij të fundit Wanda Nara janë bërë bashkë kundër një shpifje të bërë ndaj tyre. Para disa muajsh “Revista King Corona” me pronar Fabrizio Corona publikoi një lajm të bujshëm për Wanda Narën dhe Marcelo Brozovic. Sipas Coronës, të dy protagonistët ishin duke kaluar një histori me njëri-tjetrin, gjë e cila shkaktoi një valë aludimesh në mediat italiane.
Pas kësaj të tre protagonistët ngritën akuzën për shpifje ndaj Fabrizio Corona dhe tashmë gjykata e ka marr parasysh çështjen. Nga raportimet e fundit seanca gjyqësore midis Fabrizio Corona dhe treshes Brozovic, Wanda Nara dhe Icardi do të zhvillohet në 12 mars 2020.