Bundesliga është ndalur për shkak të pandemisë së Covid-19. Ashtu si në të gjithë botën edhe Gjermani është prekur nga ky virus. Futbolli është ndalur e deri më 30 prill nuk do të ketë anjë aktivitet.
Të gjithë klubet kanë ndalur stërvitjen me përjashtim të Schalke 04 që sot ka zbritur në fushë për të kryer stërvitjen e parë pas ndalimit të kampionatit. Të gjithë lojtarët kanë zbritur në fushë, por duke zbatuar rregullat e vendosura dhe janë ndarë në grupe dhe në distancë. Siç duket klubi gjerman nuk e ka marrë shumë seriozisht këtë virus dhe sot ka nisur nga puna për të stërvitur lojtarët e tyre.