Jemi disa javë larg nga merkato e janarit, por ekipet janë duke hedhur vështrimin te afrimet e radhës për të përforcuar ekipet. Nga Gjermania raportojnë se Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund janë vënë pas lojtarit turk Emre Çan. Mesfushori i Juventus mban veshur fanellën e Kombëtares gjermane, duke përfaqësuar “Panzzerat” në nivelin ndërkombëtar.
Trajneri Sarri i Juventus nuk i ka dhënë hapsirat e duhura lojtarit, duke e aktivizuar me “pikatore”. Dy “gjigantët” gjermanë kanë bërë sondazhet e nevojshme për afrimin e Çan, por bardhezinjtë kanë vendosur çmimin prej 40 milion eurosh për kartonin e lojtarit. Pritet janari për të parë nëse ish mesfushori i Liverpool do të ndërrojë fanellë.