Milani po mendon që tani për sezonin e ri. Drejtuesit kuqezinj e kanë bërë të qartë që në merkaton e radhës do të afrohen lojtarë që nuk kushtojnë shumë, por që do të jenë të vlefshëm për skuadrën.
Drejtuesit po mendojnë për trajnerin e ri gjitashtu edhe për ata lojtarë që do të afrohen. Sipas mediave italiane, ditët e fundit në skenë ka dal një emër i ri që mund të afrohet në “San Siro”.
Bëhet fjalë për David Silva, mesfushorin e Manchester Cityt që është në fund të kontratës me klubin anglez. Spanjolli deklaroi se ky është sezoni I tij I fundit në Premier League dhe do të largohet për të nisur një aventurë të re.
Milani ka nisur kontaktet me agjentin e lojtarit për të bindur të firmos me kuqezinjtë edhe pse ka një ofertë nga Inter Miami në Amerikë.