Vllaznia fitoi Kupën e Shqipërisë për femra pak ditë më parë. Shkodranët morën trofeun në tavolinë, pasi Apolonia nuk u paraqit në finale, në Air Albania. Presidenti i ekipit nga Shkodra, Lazër Matija ka dhënë një intervistë në Skaner, në Mcn Tv, ku thotë se nuk e di arsyen se përse vajzat fierake kanë marrë një vendim të tillë, duke e cilësuar si një veprim të pa justifikueshëm.Matija shprehet se fitoi ekipi që e meritoi.
“Nuk e dimë përse ekipi i Fierit nuk u paraqit në ndeshjen e djeshme. Nuk kishte ndodhur që në një finale të mos paraqitej kundërshtari. Këtë nuk e justifikon asgjë. Ne fituam me meritë” – tha ai.