Kevi de Bruyne është një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij për momentin. Mesfushori belg me Guardiolën është kthyer në një pikë referimi te Manchester City dhe te kombëtarja belge. De Bruyne ka luajtur në disa skuadra të ndryshme, por ka vendosur që në fund të karrierës të transferohet te Anderlehte.
Mesfushori i ka premtuar ish-shokut të tij të skuadrës, Vencent Kompany që një ditë do të vesh fanelën e klubit belg. Në Belgjikë mesfushori ka luajtur për Genk, ndërsa në fund të karrierës do të luajë për rivalët e ish-skuadrës së tij, Anderleht.