Axhenda e Superiores ka ndryshuar sërish. Ishte programuar që java e 12-të të luhej në orën 14:00 dhe 17:00, ndërsa së fundmi Federata Shqiptare e Futbollit i ka spostuar takimet me 30 minuta më herët.
Ndryshim nuk ka pësuar vetëm sfida mes Tiranës dhe Vllaznisë,
e programuar për t’u luajtur në orën 18:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në
kryeqytet. Ndërkohë më poshtë njihuni me axhendën përfundimtare të Kategorisë
Superiore, për javën e 12-të.
E premte, 08/11/2019
Ora 18:00| Tirana – Vllaznia
E shtunë, 09/11/2019
Ora 13:30| Luftëtari – Teuta
Ora 13:30| Bylis – Skënderbeu
E diel, 10/11/2019
Ora 13:30| Laçi – Kukësi
Ora 16:30| Flamurtari – Partizani