Federara Spanjolle e Futbollit ka marrë një vendim përsa i përket Superkupës së Spanjës për t’u luajtur me 4 skuadra. Sikurse raporton e përditshmja “as”, Luis Rubiales, presidenti i Federatës ka hedhur idenë se ky kompeticion gjithashtu të zhvillohet jashtë Spanjës.
Formula do të jetë e tillë që të jenë pjesëmarrëse 4 skuadra. Dy vendet e para të kampionatit dhe gjithashtu dy skuadrat finaliste të Kupës së Mbretit. Do të zhvillohen dy përballe gjysmëfinale dhe në fund do të luhet finalja.
Gjithsesi mbetet për t’u parë nëse ky vendim do të jetë zyrtar në orët e ardhshme.