Besëlidhja dhe Vllaznia do të ndeshen në play-off për të mësuar se cili ekip do vijojë rrugën në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. Shkodranët u renditën të tetët në Superligë dhe rrjedhimisht do të ndeshen me Besëlidhjen që fitoi ndaj Pogradecit në “fianlen” e Kategorisë së Parë.
FSHF e kishte caktuar datën e këtij dueli, ndërsa institucioni I futbolli ka ndërruar mendje. Nuk do të jetë 5 gushti, por data 2 gusht në orën 19:00, atëherë kur nga “Loro Boriçi” Shqipëria do mësojë skuadrën e 10 që do jetë pjesë e elitës shqiptare të futbollit nga sezoni që vjen.