Kategoria Superiore e futbollit do zhvillojë fundjavën që vjen javën e katërt. Në fushë do zbresin 10 skuadra, me FSHF që ka ndryshuar axhendën. Në tre ditë dhe orare të ndryshme, për Dinamon dhe Partizanin nuk ka derbi në “Air Albania”.
Sfida mes tyre do zhvillohet të premte në 19:45, ndërsa është spostuar në “Elbasan Arena”. Fusha e re e stadiumit kombëtar nuk është ende gati, teksa sërish Dinamo gjen shtëpi në Elbasan. Ndryshime edhe për Tiranën dhe Laçin, teksa sfida mes tyre do luhet të diel në 13:45 dhe jo në 19:45 siç ishte përcaktuar më herët.
Në datën 2 tetor luhen dy duele, Egnatia pret Kastriotin, ndërsa Skënderbeu luan me Vllazninë. Kukësi dhe Teuta mbyllin javën e katërt të diel në Elbasan në orën 16:45.