Ishte planifikuar të luhej kundër Kazakistanit dhe ndaj Komorosit, por këto dy miqësore janë anuluar për Kosovën. Përfaqësuesja dardane ka gjetur kundërshtarë të rinj. Kësisoj rivalët e muajit qershor do të jenë Malta dhe Guinea.
Në 4 qershor përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Maltën në Austri, ndërsa katër ditë më pas do të provojë forcat ndaj Guineas në Turqi. Lajmi është bërë me dije nga Federata e Futbollit të Kosovës duke zbuluar në këtë mënyrë kundërshtarët e sfidave miqësore.