Odise Roshi në prononcimin e tij për Supersport është shprehur se është shumë i kënaqur që kanë fituar dhe ka pasuar për Cikalleshin.
“Kisha dëshirë të luaja 100%, sepse mungoja prej një kohe të gjatë. Nuk e kam problem shumë se kujt i pasoj. Balajn e kam shumë shokë, por për Kombëtaren është e rëndësishme të pasojmë dhe të shënojmë gol. Në Kombëtare nuk e kemi luajtur me këtë skemë, por nëse rezultatet janë pozitive, atëherë trajneri të mos e ndryshojë skemën, pavarësisht se konkurenca është shumë e madhe. Kishim një periudhë kohe që nuk merrnim rezultat pozitiv dhe ncorëm atë mllefin”, është shprehur Odise Roshi.