Laçi është në valë ndryshimesh, pas largimit të trajnerit Vukicevic. Malazezi nuk e kapërdiu humbjen në shtëpi me Egnatian, duke dhënë dorëheqjen në konferencën për shtyp. Pas vendit vakant, kurbinasit i kanë besuar stërvitjen zëvendëstrajnerit Sero Noka.
Ky i fundit është bashkuar së fundmi me skuadrën, teksa ka qenë pjesë edhe sezonin e shkuar kur në stol ishte Shpëtim Duro. Sfida e radhës me Kastriotin në transfertë të shtunë në 13:45 do tregojë edhe teknikun e ri të Laçit.
Duket se pas “turbullirës” mund të qetësohen edhe dy titullarët, me Sherrin dhe Malotën që e gjetën veten jashtë formacionit me ish-trajnerin malazez.