Ciklit të Juventus po i vjen fundi. Drejtuesit bardhezinj po mendojnë për një rivitalizim të skuadrës. Emrat më të përfolur janë Cavani dhe Griezman, ku ky i fundit duket më shumë si një ëndërr për torinezët. Ndryshime do të ketë dhe në stol, ku mendohet se ky do të jetë viti i fundit për Alegrin, i cili vazhdon të mbajë në luftë Juventusin për dy trofe, kupën e Italisë dhe kampionatin, ku e ndan vetëm një pikë diferencë me Napolin e vendit të dytë.
E paqartë është situata edhe për Mandzukic dhe Dybalan. Për Argjentinasin ka oferta të shumta nga disa klube të mëdha si Barcelona, Arsenal, Atletico Madrid dhe së fundmi PSG. Për shërbimet e sulmuesit, Juventus kërkon në pjatë 120 milionë euro. Ndërkohë për kroatin ka ardhur një ofertë nga Kina, e cila mund të bëhet aktualitet.