Gugash Magani ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit te Besa e Kavajës. Rezultatet e dobëta dhe vendi i katërt larg objektivave, kanë sjellë largimin e teknikut peqinas. Humbja e fundit në fundjavë ndaj Pogradecit, duket se ka qënë vendimtare për këtë vendim, me trajnerin që prej së dielës e kishte hedhur tezën e largimit.
Kavajasit tanimë do të drejtohen nga Ndriçim Kashami, një trajner me CV të pasur në Kategorinë e Parë. 50 vjeçari më herët ka drejtuar edhe Besën në sezonin 2016, teksa ky mund të quhet një rikthim për kavajasin në stolin e verdhezinjve. Gjithashtu Kashami ka qëne pjesë e stolit te Apolonia, Besëlidhja apo Egnatia.