Samuel Nikaj nuk do të jetë më trajneri Vushtrisë. Trajneri shkodran ka konfirmuar lajmin për “Gazeta Metro” duke shpjeguar edhe arsyet e largimt. Gjitashtu Nikaj konfirmoi se do të mbetet sërish në Kosovë, por në një skuadër tjetër. Sipas mediave në Kosovë, trajneri është pranë kalimit te KF Vllazënimi, skuadër që është në pronësi të babit të Lorik Canës. Vushtria arriti të shpallej kampion i Kategorisë së Parë duke siguruar një vend në Ipoko Superliga për sezonin e ri.
“Në respekt për bashkëpunëtorët e mi, lojtarët dhe tifogrupin ‘Forca’, do e shoh edhe njëherë mundësinë e qëndrimit, edhe pse duket e vështirë duke patur parasysh gjendjen aktuale të klubit. Largimi i presidentit ishte i papritur, ndoshta është ndikuar edhe nga ligji për sportin. Largimi i tij ndikoi negativisht në opinonin e qytetit. Tash është krijuar një pasiguri të lojtarët dhe tifozët. Kulmi ishte arritur me largimin e kapitenit dhe idhullit të tifozerisë, Labinot Osmanit”, deklaroi fillimisht Nikaj.
“Megjithatë jeta vazhdon, qyteti i Vushtrrisë ka potencial të majftueshëm për të vazhduar tutje. Nuk e besoj se do e këtë fatin e KEK-ut”, ka deklaruar Nikaj.
E ardhmja? “Jam afër nënshkrimit me një emër të madh të futbollit të Kosovës, 90% është punë e kryer”, deklaroi Nikaj.