Pas konflikteve të vazhdueshme me trajnerin Konte, Diego Kosta është lënë jashtë listës së futbollistëve që do të luajnë në Champions League. Trajneri Konte i kishte bërë të qartë lojtarit se ai nuk ishte në planet e trejneritm, madje dhe Kosta tentoi të largohej por pa ja arritur qëllimit.
Një veprim të tillë kampionët e Anglisë e kanë ndërmarrë ndaj sulmuesit edhe për takimet që do të luhet në Premier League. Tekniku i bluve të Londrës, Antonio Conte ka preferuar që pjesë e kësaj liste të jenë dy sulmuesit, Alvaro Morata dhe belgun Batshay.
Një tjetër vendim drastik i italianit që rikonfirmon sa mërrëdhënia mes tyre nuk do të njohë aspak përmisime në muajt në vazhdim. Përsa i përket të ardhmes së Diego Costa, mediat britanike raportojnë se 28-vjecari pritet të mbërrijë në Londër javën e ardhshme për të dhënë zgjidhje ngërcit të krijuar për kalimin e tij tek Atletico Madrid.
Kalimi i tij në radhët e klubit spanjoll mund të kryhet në janar, muaj që përkon dhe me fundin e afatit të pezullimit për merkaton në klubin spanjoll.