Armando Broja ishte fantastik në sfidën që Chelsea zhvilloi me Fulham. Sulmuesi shqiptarë luajti për herë të parë titullar që pas rikthimit në fushë pas dëmtimit dhe arriti të shpërblente më së miri besimin e Pochettinos.
Broja shënoi një gol spektakolar në minutën e 19-të, ndërsa ngriti “peshë” zemrat e çdo tifozi në stadium, por më shumë atyre shqiptarë që e ndiqnin nga ekrani i TV. 22-vjeçari nuk e fshehu lumturinë pas këtij goli, ndërsa pas ndeshjesh theksoi se ishte një ndjenjë e papërshkrueshme të shënosh në derbi.
“Sa e rëndësishme ishte kjo fitore? Është një fitore që na jep një dozë të madhe besimi neve si skuadër, pro edhe klubit. Ne ndryshuam shumë këtë verë, duke ndërtuar një skuadër të re, ndaj edhe është e nevojshme për pak kohë për të njohur njëri-tjetrin. Është gjithmonë e vështirë kur ke futbollistë të rinj dhe staf tëri, por ne jemi duke treguar se tani ndihemi mirë dhe kjo fitore është një karikim me besim për të ardhmen.
Është fantastike. Si sulmues, unë ua të shënojë gjithmonë, në skena ët mëdha dhe në momente të mëdha. Një ndjenjë e pabesueshme të shënosh gol në një derbi. Ishte fantastike të merrnim tre pikët. Unë jam këtu për të luajtur për skuadrën, për të ndihmuar shokët dhe për të shënuar sa herë që të më jepet mundësia.
Sa do t’u shërbejë kjo dozë besimi? Fitoret sjellin besim dhe pozitivitet në grupin e futbollistëve, në klub, por edhe në raport me tifozët. Është shumë e rëndësishme të fitosh dhe shpresoj të vazhdojmë në këtë rrugë.
Dëmtimi? Nuk ishte dëmtim, por lodhje dhe kërkova zëvendësim. Nuk i kam ende 90 minuta në këmbë”, përfundoi Broja.