Kategoria Superiore zhvillon të dielën një nga ndeshjet që gjithmonë ka prodhuar rivalitet. Skënderbeu pret në Korçë Tiranën, me këta të fundit që kanë shansin e artë të ”vrasin” kampionatin. Tifozët e Skënderbeut, me anë të një postimi në rrjetet sociale, kanë vendosur të thumbojnë kryeqytetasit, teksa shkruajnë: ”Të dielën Mbreti pret Zdromsat”. Edhe pse prania e tifozëve nuk lejohet, ”Ujqërit e Dëborës” kanë bërë thirrje që të jenë sa më afër skuadrës.
Skënderbeu renditet në vendin e katërt me 48 pikë. Synimi është zona e Europës, me sezonin aktual që ka pësuar ulje-ngritje.