Merkato e Interit është shumë aktive në media, por jo realisht. Deri tani kemi pak afrime, ndërkohë që po punohet për disa goditje. Sa i përket Eriksen, diferenca mes kërkesës dhe ofertës është e vogël. Zikaltërit thjeshtë po presin shitjen e Gabigol për 20 milionë euro te Flamengo. Në kampin zikaltër janë të bindur se transferimi do kryhet dhe nuk janë të shqtesuar. Shitja e Politanos është një hap larg, me Napolin që shtyn përpara.
Mënyra e transferimit është huazim me detyrim blerje 25 milionë euro. Vecino-Allan mund të jetë një shkëmbim në orën e fundit të merkatos. Drejtori sportiv, Marotta është me laps dhe letër në dorë duke bërë llogaritë. Ai po planifikon udhëtimet për të zgjidhur tratativat. Tityulli kampion është një synim dhe merkatoja është ”rruga” e duhur.