Sot, Tirana ka luajtur kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për 17-vjeçarët. Bardheblutë kanë triumfuar me rezultatin e pastër 2-0, duke mposhtur rivalin e përjetshëm, Partizanin. Pak rëndësi ka se ku luhet kjo sfidë, pasi emocionet që përjetohen janë të njëjta me ato të skuadrave të para.
Për ekipin bardheblu golat janë shënuar nga Novaku në minutën e 70-të dhe Stafa në minutën e 84-të. Ndërsa të kuqtë mbeten me 10 lojtarë, pasi futbollisti Kraja u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 57-të. Pas kësaj ndeshje, Tirana vijon kryesimin me 57 pikë, ndërsa Partizani mbetet në vendin e 6-të me 28 pikë.