Zëvendës trajneri i Shqipërisë, Paolo Tramezzani, i kontaktuar nga radio "Crc" ka folur mbi të ardhmen e Napolit dhe merkaton e saj. Ai thur haptazi elozhe për trajnerin Sarri dhe bën me dije se lojtarët e kësaj skuadra duhen të jenë të bindur dhe të japin maksimumin për të.
[caption id="attachment_15459" align="alignleft" width="300"] Trajneri i Napolit[/caption]
"Napoli është një vend fantastik dhe ata që veshin këtë fanellë duhet të jenë të bindur. Të jep ngrohtësi, dashuri dhe pasion, Napoli është vendi ideal për një lojtar", thotë në fillim Tramezzani për ekipin e Elseid Hysajt.
"Sarri është ndër trajnerët më të mirë që ka pasur ndonjëherë Napoli dhe ka bërë një punë të madhe pa bërë merkato. Nëse këtë vit ka pasur mundësinë për të zgjedhur dy ose tre lojtarë të përshtatshëm për të ardhmen, po punon vetëm që të përmirësojë këtë ekip", është shprehur Tramezzani.