Në orën 13:30, në Gjirokastër, Luftëtari do të presë Partizanin, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të të Superligës. Për të kuqtë do të jetë një ndeshje shumë delikate, sepse do të kërkojnë me patjetër fitoren, për t’u shkëputur më shumë nga vendi i dytë.
Deri më tani, Partizani i ka mirë statistikat për ndeshjet që ka luajtur jashtë shtëpisë, ku regjistron vetëm 2 humbje, në Korçë përballë Skënderbeut dhe në Vlorë përballë Flamurtarit.
Në takimet e tjera, 15 herë kampionët e vendit, numërojnë 4 fitore dhe 2 barazime. për momentin, skuadra e drejtuar nga Skënder Gega numëron 36 pikë në tabelën e klasifikimit, kurse Luftëtari ndodhet në vendin e 8-të me 16 pikë.