Trajneri i kombëtares franceze Didier Deschamps ka bërë zyrtare listën e futbollistëve që do të grumbullohen për ndeshjen eleminatore. “Gjelat” do të luajnë kualifikueset e europianit 2024 kundër Hollandës dhe Irlandës.
Në listën e Deschamps mungon emri i N’Golo Kante. Mesfushori i Chelsea sapo është rikthyer nga një dëmtim i gjatë dhe do të qëndrojë në Londër për të qenë i gatshëm për ndeshjet e londinezëve pas pushimit të kombëtareve.
Deschamps do të ketë në dispozicion Adrien Rabiot dhe Aurelien Tchouameni. Takimin e parë Franca do ta luajë në shtëpi përballë Hollandës të premten e ardhshme, ndërsa tre ditë më vonë do të vizitojnë Irlandën.