Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar axhendën zyrtare për ndeshjet e Play-Off të Kategorisë së Parë. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, bëhet me dije që të dyja ndeshjet do të luhen të premten e 24 majit, në orën 16:00.
Veleçiku do të luajë kundër Shkumbinit në Shijak, ndërsa Elbasani do të përballet me Luzin në stadiumin “Adush Muça” në Ballsh. Më poshtë njihuni me njoftimin e FSHF-së:
“Pas përfundimit të sezonit 2018-2019, janë zyrtarizuar edhe datat e oraret e finaleve play-off mes skuadrave nga Kategoria e Parë dhe të Kategorisë së Dytë. Këto dy takime do të përcaktojnë edhe dy skuadrat që do të luajnë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.
Veleciku dhe Elbasani, që u renditën të parafundit në grupet përkatëse në Kategorinë e Parë, do të luajnë një ndeshje shtesë, përkatësisht kundër Shkumbinit dhe Luzit 2008.
PLAY-OFF
E premte, 24.05.2016, ora 16.00
Veleciku
– Shkumbini (stadiumi “Tofik Jashari”, Shijak)
Elbasani – Luzi 2008 (stadiumi “Adush Muça”, Ballsh)”, shkruhet në lajmërimin e
FSHF-së.