Ish-futbollisti i Vllaznisë dhe zyrtari i Akademisë kuqeblu në Shkodër, Alban Hasani ka folur në Pressing për ecurinë e Vllaznisë. Ndikimi i arbitrit në rezultat me Laçin, mediat dhe titulli kampion i pritshëm në Shkodër janë disa nga temat e cekura nga ai.
“Humbja me Laçin? Ka ndodh diçka që nuk e kemi pritur, do ishim të kënaqur me katërshen e parë. Kjo Vllazni është jashtë parashikimeve. Ka futbollistë mesatarë, por bën lojën më të bukur. Kushdo që e sheh Vllaznia kënaqet. Nuk na kënaqur humbja, por shtypi.
Atje kanë 20 vite që presin titullin. Ka media që kanë dëshirë ta shohin kampion, disa ta fusin në presion. Ideja është se jemi në presion të madh, ka 10 vite. Është si një çift që pret 10 vite të bëjë një fëmijë dhe i thotë doktorë që do lindin. Kupat e Europës janë maksimumi.
Nuk është turp të të mundë Laçi, por është turp për arbitrin që nuk i dha të kuq Shehut. Ne jemi ekip vrulli, grup, ekip partizanësh. Ka rënë pak vrulli, kanë shumë presion. Çdo gjë në Shkodër sot lidhet futbolli.
Pas COVID vjen futbolli, nuk ka politikë. Pas humbjes me Laçin zi totale. Një njeri pyeti sa u nda Vllaznia dje dhe të gjithë kthyen kokën të habitur. Vllaznia e futbolli është jeta jonë. Kombinimi Plori-Brdaric është fantastik”, tha Hasani.