Partizani luajti dje me Bylisin, ndeshje e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Të kuqtë arritën të fitonin me rezultatin 3-0. Paraqitja e të besuarve të Ilir Dajës në fushën e blertë ishte mjaft e mirë. Edhe pse rastet e ofruara ishin të shumta, në fund 3 pikët ishin ato që kishin më shumë vlerë. Nga Esat Mala, te Jurgen Bardhi, Jasir Asani e deri te Çinari, sfera “vallëzonte” në këmbët e tyre.
E pikërisht për këta futbollistë interesi është i madh pasi asnjëri nga ata nuk ka rinovuar. Sakaq mësohet se drejtuesit ende nuk kanë nisur nga puna për firmat në kontratë dhe nuk dihet se çfarë kanë në mendje për sezonin e ri. Fakt është që lojtarët e sipërpërmendur duken se kanë marrë për dore këtë Partizan që nga ndeshje në ndeshje po njeh progres.