U-17 FT / Shqipëri 0 – 0 Bosnia-Hercegovina
Shqipëria dhe Bosnja-Hercegovina kanë barazuar 0-0 në miqësoren e skuadrave U-17 për meshkuj. Kuqezinjtë e drejtuar nga Ervin Bulku dhe miqtë nuk kanë treguar shumë grintë apo raste, me sfidën që është zhvilluar në mesfushë.
Me lojtarë të rinj dhe të paambientuar me njëri-tjetrin, kuqezinjtë e patën të vështirë të krijonin raste konkrete. Kjo miqësore vjen në kuadër të përgatitjeve të eleminatoreve të ardhshme, ndërsa dy skuadrat do përballen sërish pas dy ditësh në Shqipëri për një tjetër 90 minutësh miqësor (21 maj, “Niko Dovana”, Durrës).
Miqësore, 17:00
Stadiumi: Elbasan Arena
Arbitër: Emanuela Rusta
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Totoshi, Gjinovci, Muca, Haxhari, Totoshi, Hasanago (Kurti), Syla, Zaganjori, Dama, Xhixho, Sufka (Shtraza) Trajner: Ervin Bulku
Bosnia-Hercegovina: Sutkovic, Serbecic, Pasic, Hadzic, Susic, Nurkovic, Damjanic, Camber, Prusina, Lamadzema, Brkic Trajner: Nermin Sabic
Komenti minutë pas minute:
90+3′ Mbyllet 0-0 ndeshja.
90′ Tre minuta shtesë.
74′ Qarkullon topin Shqipëria, asnjë rast i rrezikshëm.
65′ Goditje këndi për miqtë.
46′ Nis pjesa e dytë, Bulku me dy zëvendësime. Hyn Kurti dhe Shtraza, dalin Hasanago dhe Sufka.
45′ Mbyllet 0 – 0 pjesa e parë.
36′ Pak raste shënimi, skuadrat të kujdesshme.
20′ Sfida përqëndrohet në mesfushë, lojë e fortë nga tanët.
1′ Nis ndeshja në Elbasan, djemtë e Bulkut në kërkim të fitores.