Skuadra e Partizanit ka udhëtuar në Turqi për t’u përgatitur për fazën përgatitore që do të zgjasë 10 ditë në Antalia. Gjatë qendrimit atje, Skënder Gega do të “shtrydhë” skuadrën, duke e stërvitur dy herë në ditë. Së bashku me skuadrën kanë udhëtuar edhe dy afrimet e reja, sikurse është Fatjon Jusufi, por në të njëjtën kohë edhe Alessio Hyseni. Në datën 9 janar, 15 herë kampionët e vendit do të zhvillojnë ndeshjen e parë miqëdore me ekipin e Sivasspor, raportohet në faqen zyrtare të të kuqve.
“Skuadra ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në Antalia në 16:00 me orën shqiptare .Të akomoduar në hotel “Miracle Resort”, të kuqtë nën drejtimin e trajnerit Gega dhe stafit teknik kanë nisur sot minifazën përgatitore në tokën Turke. Me skuadrën në Antalia kanë udhëtuar edhe dy lojtarët e afruar së fundmi, Fatjon Jusufi dhe Alessio Hyseni. Përgjatë qëndrimit 10-ditor ekipi do të punojë me një program të ngjeshur stërvitor me dy seanca në ditë. Në datën 9 janar të kuqtë do të zhvillojnë edhe testin e parë miqësor me ekipin turk Sivasspor”.