Teuta do të luaj nesër ndaj Granadas në orën 16:00. Dueli I Europa League për turin e dytë, I vë durrsakët përballë spanjollëve që zhvilluan një sezon të shkëlqyer. Ndeshja e “Niko Dovanas” është komentuar edhe nga kapiteni Renato Arapi, që për mediet u shpreh se dëshirojnë të bëjnë një tjetër ndeshje historike dhe se fati është pjesë deçizive.
“Është nga ato ndeshje historike sepse jo gjithmonë të jepet mundësia për ndeshje të tilla. Do mundohemi të japim maksimumin pasi ndeshja me Parmën ende mbahet mend dhe shpresojmë që mos hyjmë si inferior, të jemi të stabilizuar në fushë dhe të arrijmë diçka.
Do mundohemi në maksimum. Pjesë e futbollit është edhe fati, duam të jemi të disiplinuar takstikisht sepse cilësitë e kundërshtarit të ndëshkojnë. Trajneri dhe unë kam folur me çunat sepse sytë e të gjithëve janë te lojtarët dhe kryesisht të rinjve sepse kemi lojtarë me cilësi.
Temperaturat? Është disfavor për të dyja ekipet sepse luhet në nxehtësi. Edhe për Granadan klima është e njëjtë, çdo gjë do jetë njësoj për të dyja ekipet”, u shpreh Arapi.