Partizani dhe Kastrioti luajnë në stadiumin “Elbasan Arena” sfidën e vlefshme për javën e parafundit të Abissnet Superiore. Ky takim nis prej orës 17:00 dhe atmosfera që do gjejë në stadium do jetë e fjetur, kjo sepse tifozët janë të ndaluar të hyjnë për shkak të dënimit të Partizanit nga Komisioni i Disiplinës.
Këto faktorë nuk mund të ndikojnë te ndeshja. Partizani mban vendin e tretë në renditjen e përgjithshme dhe fitorja me krutanët do u siguronte marrjen pjesë në ndeshjet kualifikuese të Conference League.
Për ndeshjen e sotme trajneri Dritan Mehmeti nuk e ka të vështirë të zgjedhë titullarët, pasi formacioni fitues ndaj Egnatias mund të mos ndryshohet. Lajmi i mirë është se Albion Marku e ka kaluar problemin me ngarkesën fizike dhe tashmë është i gatshëm të aktivizohet sërish titullar.
FORMACIONET E MUNDSHME PARTIZANI – KASTRIOTI:
PARTIZANI: Hoxha; A. Marku, Belica, Bitri, Hadroj; Rrapaj, Matondo, H. Marku; Mala, Skuka, Junior
KASTRIOTI: Vata; Neziri, Husein, Kodra, Sulka; Onanunga, Okebugu, Hajderaj; Basha, Zetuna, S. Selmani