Pasditen e sotme janë luajtur disa prej ndeshjeve të Premier League. Skuadra e Liverpool priti në shtëpi Crystal Palace. Ky takim ka përfunduar me rezultatin 4-3, ku të kuqtë e kanë parë veten në disavantazh, por e kanë marrë veten dhe e kanë fituar sfidën. Gjithashtu edhe Manchester United ka arritur të fitojë përsëri, kësaj here në “Old Trafford” ndaj Brighton 2-1.
Kjo ishte fitorja e 7-të radhazi për trajnerin e 20 herë kampionëve të Angilsë, Ole Gunnar Solskjaer, 6 prej tyre janë në kampionat dhe 1 në kupë.