Vllaznia do të presë Skënderbeun, për javën e 24 të Kategorisë Superiore. Ndeshja do të zhvillohet të shtunë në “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 14:00. Takimi deçiziv për t’i shpëtuar vendit të 8 që të çon në play-off, ka bërë që shkodranët të ftojnë tifozerinë, duke publikuar edhe çmimet e blietave.
Njoftimi i klubit:
KF Vllaznia bën të ditur se duke filluar nga sot në ora 10.00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e rradhës të kampionatit, atë me Skënderbeun që luhet të shtunën në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Oraret e hapjes së sporteleve janë:
E premte 10:00- 14:00 dhe 17.00- 20.00
E shtune 10:00 deri në përfundimin e ndeshjes
Ju bëjmë me dije se çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë:
Tribuna D 300 lekë
Tribuna A- B 500 lekë
Tribuna VIP 1000 lekë
KF Vllaznia fton gjithë tifozët e saj të jenë të pranishëm për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme dhe besojmë se prania juaj në stadium do të jetë një shtysë më e madhe për ekipin për ta fituar atë.