Tirana do të luaj ndaj Young Boys në 1 tetor në kuadër të Europa League. Bardheblutë ndryshe nga ndeshjet e tjera do të “izolohen” në hotel për shkak të situatës së Pandemisë. Lojtarët dhe stafi, duke nisur nga java e ardhshme do të kufizojnë kontaktet e jashtme, duke bërë vetëm rrugën drejt stërvitjes.
Kampionët e vendit kërkojnë që të marrin të gjitha masat për të qenë gati në këtë situatë të paprecedentë. Një ditë përpara ndeshjes, skuadra do të niset drejt Bernës, aty ku I pret dueli play-off ndaj kampionëve të Zvicrës. Kujtojmë se përpara udhëtimit, i gjithë klubi bardheblu dhe stafi shoqërues do t’I nënshtrohet testeve për Covid-19.