Ekipi i Prishtinës në basketboll për meshkuj do të luajë sot në 18:30 ndeshjen kundër ekipit rus Krasnoyarsk, përballje e cila do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytetin e Kosovës.
Sfida është e vlefshme për FIBA Europe Cup.
Sipas raportimeve që vijnë nga mediat kosovare, atmosfera në këtë sfidë pritet të jetë e zjarrtë nga ana e Plisave të cilëve iu është bashkuar tifozë bardheblu të Tiranës.