Ndeshja më e rëndësishme e ditës së sotme në Premier League është ajo mes Manchester Cityt dhe Liverpulit që garojnë për vendin e parë në renditje. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ndodhet aktualisht ne vendin e 3 në klasifikim një pikë më pak se Tottenham dhe 7 pikë më pak se Liverpuli i vendit të parë. Një sfidë e zjarrtë pritet të jetë ajo në “Eithad Stadium” pasi mund të vendos shumë për fatet e të dyja skuadrave. Trajneri i Liverpulit Jurgen Klopp është shprehur se përballja ndaj Manchester Cityt është një nga ndeshjet më të vështira në botën moderne të futbollit.
“Duhet të jemi të përgatitur sa më mirë që të jetë e mundur, duhet të jemi të guximshëm, duhet të jemi plot dëshirë, të zemëruar, si në të gjitha ndeshjet e tjera”, tha Klopp.
“Por, aq sa kam njohuri, kundërshtari për mua është ende skuadra më e mirë në botë. Vetëm pikët ndryshojnë, jo përgatitja për lojën”.