Tirana do të luaj ndaj Dinamo Tbilisi në transfertë ndeshjen teke të Uefa Champions League. Shorti I fazës së parë I vendosi bardheblutë në një duel të vështirë, për më tepër që edhe situata e do që ndeshjet të mos zhvillohen vajtje-ardhje.
Bardheblutë kanë mësuar edhe orarin se kur do të zhvillohet sfida, si dhe ditëne ndeshjes. Do të jetë e mërkura e 19 gushtit në orën 19:00, atëherë kur Tirana e Egbo do të përballet me gjeorgjianët e Dinamos në Tbilisi. Të paktën kjo është data dhe orari paraprak i vendosur nga UEFA.