Të shtunën në orën 14:00 do të luhet një ndër ndeshjet më interesante të javës së 7-të të Superiores. Partizani pret në shtëpi Teutën. Mirëpo, ky takim do të luhet pa praninë e tifozëve, sepse dje, Komisioni i Disiplinës ka vendosur që të kuqtë të dënohen në 2 ndeshje pa spektatorë pas incidentece të ndodhura në derbin me Tiranën.
Në fakt, kjo është hera e 5-të që në 3 sezonet e fundit kjo ndeshje mes këtyre skuadrave luhet pa tifozë. “Demat” janë befasuar, sepse nëse Disiplina do kishte dalë të martën, atëherë Partizani luante ndeshjen e Kupës ndaj Vorës pa tifozë, dhe më pas shlyente pjesën tjetër të dënimit, duke kthyer në stadium edhe përkrahësit e kuq.