Kukësi do përballet me Partizanin në “Elbasan Arena” të diel në 16:00. Ndeshja e javës së 20 të Superligës vlen për dy skuadrat, teksa te verilindorët Bruno Lulaj është mungesë e sigurt për trajnerin Mirel Josa. Mbrojtësi vuan pezullimin për shkak të kartonave të verdhë.
Përballë Partizanit, tre lojtarë të Kukësit duhet të tregohen të kujdesshëm pasi nëse ndëshkohen mungojnë në duelin e radhës. Ibraimi, Kotobelli dhe Taipi kanë nga tre kartona të verdhë, duke rrezikuar sfidën e javës së 21 përballë Teutës që luhet në Durrës. Tej kalendarit të vështirë dhe ngjeshur, te verilindorët duhet të bëjnë kujdes edhe me kartonat.