Sot, Shqipëria do të luajë kundër Izraelit në kuadër të Ligës së Kombeve. Kjo ndeshje ka ngritur në këmbë policinë e shtetit ku janë angazhuar 670 forca policie për të siguruar mbarëvajtjen e këtij takimi.
Sfida do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa mësohet se rreth 200 persona janë shoqëruar në komisariat për verifikim. Ata janë persona me precedentë penalë, ndërsa janë të dyshimtë për të rrezik shoqëror. Kujtojmë që sfida mes Shqipërisë dhe Izraelit do të startojë në orën 20:45.