Turbina do zhvillojë në fundjavë një ndeshje mjaft të vështirë kundër Apolonisë. Ekipi nuk është i plotë, pasi do ketë 3 mungesa të rëndësishme: Klevis Roshi, Xhuljano Turhani dhe Klajdi Kuka. Arsyeja se përse do mungojnë këta lojtarë ka të bëjë me faktin se kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Në një ndeshje të një niveli të lartë të vështirësisë, normalisht që mungesa e tyre do ndihet. Por, edhe për Turbinën ka vend për ”buzëqeshje” pasi në dispozicionin e trajnerit Stojku djanë rikthyer Vathi dhe Peqini. Sesi do shkojë ndeshja, mbetet të shihet.