Laçi luan me Iskran e Malit të Zi në turin e parë të Conference League. Kurbinasit presin kundërshtarët në Elbasan Arena në 7 korrik në orën 20:00. Në lidhje me sfidën e parë, UEFA ka bërë edhe ndarjen e arbitrave.
Bardhezinjtë do i gjykojë një katërshe nga Luksemburgu, me kryesor Alain Durieux dhe ndihmësa Joaquim Da Silva, Matues Santos dhe Ricardo Morais.
Te Laçi janë optimistë se ky është një kundërshtar i kalueshëm, teksa do jetë fusha e Elbasanit ajo që do vendosë shumë për fatet e kualifikimit, ndërsa një javë më pas ndeshja e kthimit luhet në Malin e Zi.