Partizani luan me Tiranën të enjte në “Air Albania”. Derbi i kryeqytetit do zhvillohet në orën 19:00 dhe vlen për javën e 33 të Superligës. Demat e Ilir Dajës do kenë dy përforcime në këtë sfidë, pasi kthehen Mala e Bardhi. Dyshja ishte e pezulluar për sfidën e barazuar në Korçë 1-1, kjo për shkak të kartonave të verdhë.
Pritet që lojtarët ta nisin ndeshjen nga minuta e parë, me Dajën që është besnik I skemës 4-3-3. Derbi i kryeqytetit vjen tre javë nga fundi I sezonit, me skuadrat që kanë objektiva të ndryshme. Partizani qëndron një pikë pas Teutës kryesuese, ndërsa Tirana gjashtë, me bardheblutë që duan një vend në zonën evropiane duke pasur parasysh ngjeshjen e skuadrave të kreut.