Humbja e Kukësit 3-0 në ndeshjen e parë kundër Debrecenit e ka komplikuar jashtëzakonisht shumë objektivin, kualifikimin në turin e dytë. Vetëm një mrekulli dhe sigurisht nëse kanë me vete edhe fatin, nënkampionët e Shqipërisë mund të shkojnë më tej. Por i këtij mendimi duket se nuk është trajneri i kuksianëve, Ernest Gjoka.
Përmes një postimi në rrjetet sociale tekniku kryeqytetas nuk beson aspak te fati, por thekson se gjithçka do të varet nga forca e lojtarëve të tij. Në foton e postuar në Instagram shkruhet: “Fati është sinonim i djersës. Sa më shumë djersë, aq më shumë fat”, përfundon ai duke lënë të nënkuptohet se gjithçka mbetet në dorë të futbollistëve.